Trump: Do të ndërtohet muri me Meksikën, por do të ketë një “derë”!

Shtetet e Bashkuara do të ndalen duke u përpjekur për të rrëzuar qeveritë në mbarë botën dhe do të bashkëpunojnë me vendet e tjera për të luftuar terrorizmin.

Bota

02/12/2016 10:47

Kështu ka thënë presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë “turneut të mirënjohjes” dhe ka premtuar premtoi për të filluar “një epokë të re paqeje”.

Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me çdo vend i cili është i interesuar për të shkatërruar të ashtuquajturin Shtetin Islamik.

Në Indiana, të cilën e ka vizituar më parë, Trump ka përsëritur se do të ndërtojnë një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

“Më besoni, ne do të ndërtojmë një mur”, ka thënë Trump në një fjalim të shkurtër në Indiana.

Ai ka shtuar se muri gjithsesi do të ketë një “derë”, përmes së cilës do të jenë në gjendje të kalojnë emigrantët e ligjshëm.