Trump do ta kthejë Amerikën në hënë

Zgjedhja e Donald Trump si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve mund të bëjë që astronautët amerikanë të kthehen në sipërfaqen e hënës.

Fun

22/11/2016 00:24

Observatorët e NASA-së dhe programi amerikan i hapësirës thonë se nëse Trump e cakton republikanin Newt Gingrich në një pozitë të lartë, SHBA mund të ndërtojë një bazë të përhershme në sipërfaqen e hënës.

Gingrich ka qenë një ithtar i zëshëm për dërgimin e astronautëve edhe një herë në hënë, por këtë herë për të ndërtuar një “koloni” të përhershme atje prej së cilës shkencëtarët do të vazhdonin të eksploronin sistemin diellor, transmeton Gazeta Express.

Ai madje kishte sugjeruar se kolonia hënore një ditë do të mbajë 13,000 banorë, dhe madje ajo do t’i kualifikonte ata edhe për shtetësi në SHBA, thuhet sipas Washington Post.

Fitorja e Trump e ka vendosur NASA-në në një udhëkryq. Sapo ai ta marrë presidencën zyrtarisht, Trump pritet t’i emërojë republikanët në pozitat kyçe, gjë që do të tregonte se Amerika do të kthehet në hënë.