Trump: Sulmi në Paris do ta ndihmojë Le Penin në garën presidenciale

Presidenti i Amerikës, Donald Trump beson se sulmi në Paris do ta ndihmojë kandidaten e frontit kombëtar, Marine Le Pen në garën për presidente të Francës.

Bota

21/04/2017 21:23

Ai i ka thënë agjencisë së lajmeve AP, se sulmi në Paris i shkon në favor Le Penit, shkaku i qëndrimeve të saja deri më tani.

“Ajo ka qëndrin këmbëngulës kur bëhet fjalë për kufijtë dhe për terrorizmin islamik. Ajo do të bëj mirë në zgjedhje”, ka thënë Trump.

I pyetur se kush mund të fitojë zgjedhjet në Francë të dielën, ai ka thënë se mendimi i tij nuk dallon nga një vëzhgues i zakonshëm.

“Të gjithë parashikojnë kush do të fitojë. Unë nuk jam ndryshe nga ata”, u shpreh Donald Trump.

Marine Le Pen është e njohur për deklarata kunëdr ISIS-it, çështjes së kufijve dhe largimit të Francës nga Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/