Trump: S’kam asnjë marrëveshje me Rusinë. Shantazhi në hotelin rus, qesharak (Video)

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka dënuar pretendimet e shërbimeve inteligjente për siç thotë ai, përhapjen e lajmeve të rrejshme se Rusia e ndihmoi gjatë fushatës.

Bota

11/01/2017 17:30

(I plotësuar) – Trump ka mohuar lidhjet e përfolura mes tij dhe Rusisë, si dhe ekzistencën e një materiali kompromentues ndaj tij nga shërbimet sekrete ruse.

“Kur largohem nga vendi unë jam shumë i kujdesshëm. Jam i rrethuar nga truproja dhe njerëz, të cilëve u them: ‘kini shumë kujdes se në hotelet tuaja mund të keni kamera’. Nuk i referohem këtu vetëm Rusisë, por ua them gjithmonë se në dhomat e hotelit kanë kamera të vogla të vështira për t’u gjetur. Unë isha në Rusi dhe u thash shumë njerëzve, kujdes se do të shihni veten tuaj në televizor”, ka thënë Trump.

Duke u shprehur skeptik për ekzistencën e një materiali të tillë filmik, presidenti ka mohuar edhe lidhjet e përfolura mes tij dhe qeverisë ruse.

“Unë nuk kam marrëveshje me Rusinë dhe as hua. Mund të bëjmë marrëveshje me Rusinë, por aktualisht s’kam asnjë hua dhe asnjë kontratë”, ka thënë Trump, që për të përforcuar tezën e tij ka treguar edhe një shembull.

“Në fundjavë mu ofruan 2 miliardë dollarë për të bërë një marrëveshje në Dubai, por e refuzova. E refuzova sepse nuk doja të përfitoja nga pozita ime si president. Do të ishte konflikt interesi”, ka vijuar Trump, duke shtuar se prioritet i tij si president do të jetë Amerika dhe jo bizneset.

“Unë jam në gjendje të menaxhoj bizneset e mia dhe qeverisjen në të njëjtën kohë, por nuk dua ta bëj. Bizneset e mia do të menaxhohen nga fëmijët e mi, Don dhe Erik, të cilët do të jenë në lartësinë e duhur”, ka shtuar Trump..

Konferenca e parë e Trumpit: Mendoj se Rusia qëndron pas hakimeve

(I plotësuar) – Presidenti i zgjedhur amerikan, Donlad Trump e ka mbajtur konferencën e parë në Nju Jork në të cilën ka thënë se “mendon se Rusia qëndron pas hakimeve”.

“Është mirë të jem me juve”, ka thënë Trump dhe ka theksuar se ka dashur të mbajë konferenca për media për cdo ditë, por nuk janë mbajtur pasi që “ka pasur shumë lajme të pavërteta”.

Përveç kësaj, Trump në fillim të konferencës për media i ka falënderuar ato media që nuk kanë publikuar “budallaleqe të cilat ndoshta i kanë publikuar agjencitë informative”, transmeton lajmi.net.

Në pyetje rreth skandalimit të hakimeve, Trump ka është përgjigjur se “mendoj se këtë e ka bërë Rusia”.

Në pyetjen rreth raporteve të tij me Rusinë, ai ka thënë se “nëse Putinit i pelqën Trumpi, atëherë kjo është përparësi, jo mangësi”.

Trump e krahason CIA-n me shërbimet e Hitlerit

Trump ka reaguar fuqishëm ndaj pretendimeve se Rusia ka ndikuar në fitoren e tij, duke thënë se “Moska asnjëherë nuk ka tentuar të më përdor mua”, raporton BBC, transmeton lajmi.net

Ai ka dënuar pretendimet e CIA-s dhe i ka krahasuar ato me shërbimet e Hitlerit, duke pyetur: A jemi duke jetuar në Gjermaninë Naziste?

Ndikimi është mohuar edhe nga Moska zyrtare. /Lajmi.net/

YouTube player