Trump shkarkon Tillersonin nga detyra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e shkarkoi nga pozita sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.

Bota

13/03/2018 14:13

Duke e falënderuar Tillersonin për shërbimin e tij, në një postim në Twitter, Trump tha se sekretari i ri i Shtetit do të bëjë “një punë fantastike”.

Tillerson, ish-shef ekzekutiv i kompanisë së naftës ExxonMoibil, ka marrë detyrën pak më shumë se një vit më parë Trump po ashtu emëroi Gina Haspelin për drejtore të CIA-s – gruan e parë në këtë pozitë.