Trump sfidon Clinton: Të bëjmë testin e drogës para debatit

Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar rivalen Hillary Clinton se kishte qënë “sa si shumë e pompuar” gjatë debatit të tyre të fundit, duke thënë se ata që të dy duhet të bënin testin e drogës para debatit tjetër, shkruan BBC

Bota

16/10/2016 09:17

Ai gjithashtu tha se gara presidenciale po dukej si një “zgjedhje e manipuluar”.

Komentet erdhën në prag të publikimit të një regjistrimi të ri në të cilin ai bënte komente të turpshme, që shkaktuan një varg akuzash për dhunë seksuale. Sipas sondazheve, Trump po humbet terren në disa prej shteteve kryesore.

Trump ishte duke folur në një miting në New Hampshire, kur tha se zonja Clinton kishte qënë “shumë energjike”, si e pompuar, që nga fillimi deri në fund të debatit, por  kur mbaruan, mezi shkoi deri tek makina e saj.

“Ne duhet të bëjmë analizat e drogës,” tha ai, por nuk dha ndonjë provë për të mbështetur pretendimin e tij./Syri.net