Trump sërish optimist për samitin me Kim Jong Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se është duke pritur që samiti i planifikuar më 12 qershor me liderin e Koresë Veriore Kim Jong Un, të mbahet.

Bota

27/05/2018 12:04

“Ne po vazhdojmë shumë mirë në përgatitje të samitit me Korenë Veriore”, tha Trump.

Ai shtoi se ka shumë Vullnet të mirë dhe denuklearizimi i Ishullit Korean do të ishte një gjë shumë e mirë.

Në anën tjetër, presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, që u takua me liderin e Koresë Jugore më 26 maj, u tha gazetarëve se Ëashingtoin dhe Pyongyang po planifikojnë të diskutojnë së shpejti më samitin e 12 qershorit.

Moon tha se Kim ka ritheksuar përkushtimin e tij për përfundimin e denuklearizimit të Ishullit Korean dhe takimit me Trump.

Kim po ashtu ka theksuar qëllimin e tij që të përfundojë historinë e luftërave dhe ballafaqimeve pas suksesit të samitit mes SHBA-ve dhe Koresë Jugore dhe të bashkëpunojë për paqe dhe prosperitet.

Trump kishe anuluar samitin përmes një letre dërguar liderit të Koresë Veriore, për shkak të ofendimit që i ishtë bërë nga ky i fundit drejtuar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence.

Por, Trump e la të hapur mundësinë e një takimi të ri duke theksuar në letër se “nëse ndryshon mendje mund të më thërrasësh”.