Trump sanksionon kompanitë që bëjnë biznes me Korenë Veriore

residenti amerikan, Donald Trump, tha sot se ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv me të cilin SHBA-ve iu mundësohet vendosja e sanksioneve ndaj kompanive dhe institucioneve, të cilat financojnë tregtinë me Korenë Veriore.

Bota

21/09/2017 21:33

Presidenti tha gjithashtu se Banka Qendrore e Kinës kishte udhëzuar bankat e tjera kineze të ndalonin të bënin biznes me Phenianin.

Tensionet janë rritur në javët e fundit gjatë testeve të vazhdueshme bërthamore dhe balistike të Veriut, pavarësisht presionit nga fuqitë botërore për t’u ndalur.

“Urdhri ynë i ri do të shkurtojë burimet e të hyrave, të cilat financojnë përpjekjet e Koresë Veriore për zhvillimin e armëve më vdekjeprurëse, të cilat janë të njohura për njerëzimin”, tha Trump, transmeton Klan Kosova.