Trump propozon drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përzgjedhur gjeneralin Paul Nakasone si drejtorin e ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe të Komandës amerikane të Kibernetikës.

Bota

14/02/2018 20:14

Këshilltari i presidentit Trump për kibernetikë, Rob Joyce, ka njoftuar për emërimin e Nakasone duke lavdëruar përvojën e tij në aspektin kibernetik.

Nëse konfirmohet nga Senati, Nakasone do të jetë në një prej posteve më të larta të inteligjencës amerikane.

Ai udhëheq aktualisht Komandën ushtarake për kibernetikë në SHBA.

Agjencia për Siguri Kombëtare është përballur me pengesa në vitet e fundit për rrjedhje të materialit të klasifikuar.

Drejtori aktual, Mike Rogers, ka njoftuar se do të pensionohet këtë pranverë.