Trump: Po pësoj gjuetinë e shtrigave më të madhe në historinë e SHBA – Lajmi.net
Trump: Po pësoj gjuetinë e shtrigave më të madhe në historinë e SHBA
Autori: Lajmi.net BotaLajme 18:43, 18 May 2017
Presidenti amerikan, Donald Trump duke komentuar zhvillimet e fundit ka thënë se është viktimë e gjuestisë së shtrigave më të madhe në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa lideri I republikanëve në Kongres kishte akuzuar Trump në qershor të 2016 se paguhet nga Putin.

“Me gjithë aktet ilegale të ndodhura në fushatën elektorale të Klinton dhe në administratën Obama nuk është vendosur kurrë një prokuror special. Kjo është gjuetia e shtrigave më e madhe ndaj një politikani në historinë amerikane”. Ky ishte komenti I presidentit Donald Trump pas emërimit të ish-kreut të FBI, Robert Mueller si prokuror special për të mbikëqyrur hetimet rreth lidhjeve mes administratë së presidentit amerikan me Rusinë dhe ndikimin e Moskës në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Vendimi I Departamentit të Drejtësisë është marrë pa konsultim me Shtëpinë e Bardhë.

Por dhimbja e kokës për presidentin amerikan nuk përfundon me kaq. “Mendoj se Trump paguhet nga Putin”. Këtë e ka thënë gjatë fushatës elektorale në qershor të 2016, lideri I maxhorancës republikane në Kongres Kevin MekKarthi. Sipas Uashington Post deklarata, e bërë gjatë një bisede në Kapitol Hill me disa parlamentarë republikanë, është konfirmuar falë një regjistrimi audio.

Gazeta amerikane bën me dije se regjistrimi I përket bisedës së kryer nga lideri I republikanëve në Kongres MekKarthi dhe kreu I dhomës së Përfaqësuesve, Pol Rajan, pasi takuan ndarazi kryeministrin e Ukrainës, Vladimir Grojzman. Ky I fundit ka përshkruar taktikën e përdorur nga Kremlini për të financuar politikanë populistë për të dëmtuar dhe dobësuar institucionet demokratike në Europë, veçanërisht në Europën Lindore.

“Janë dy persona që mendoj se paguhen nga Putin dhe ata janë Rohrabaçer dhe Trump”- konfirmon në audio MekKarthi. Dana Rohrabaçer është një deputete republikane e Kalifornisë, që njihet në Kongres për qëndrimet e saj në mbrojtje të Putin dhe Rusisë.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Berry Rush
  • Play Stealth Sniper
  • Play Rock Wheels