Trump përmbush premtimin: Paralajmëron dëbimin e menjëhershëm të tre milionë emigrantëve

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, tha në një intervistë për CBS se planifikon që menjëherë të dëbojë dy- tre milionë emigrantë.

Bota

13/11/2016 19:00

Sipas tij, njerëzit të cilën nuk kanë dokumente nuk do të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara, transmeton lajmi.net.

“Ajo që ne do të bëjmë është të dëbojmë njerëzit të cilët janë kriminelë dhe kanë një të kaluar kriminale, anëtarët e bandave, tregtarët të drogës, kjo do të përfshi një numër prej ndoshta dy milion, por ajo mund të jetë edhe më  e madhe tre milionë. Do të dëbojmë ata, ata janë këtu në mënyrë të paligjshme”, tha Trump.

Ai shtoi se, kur kufiri më SHBA-të jetë i “siguruar”, zyrtarët përgjegjës të emigracionit do fillojnë procesin me “vendosmëri”, në lidhje me emigrantët e mbetur pa dokumente.

Më pas, ai thotë, se pasi kufijtë të jenë siguruar çdo gjë do të normalizohet,  kjo do të arrihet në bashkëpunim me njerëzve, popullin amerikanë.

I pyetur nëse ai ka në plan të ndërtojë murin përgjatë kufijve të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, Trump u përgjigj “po”, dhe shtoi se muri që mund të jetë “pjesërisht dhe telat”. /Lajmi.net/