Trump paralajmëron: Së shpejti vendime shumë të rëndësishme

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump, thotë se do ta shfrytëzojë Ditën e Veteranëve që sot shënohet si detyrim për formimin e administratës së re.

Bota

11/11/2016 20:21

“Ditë e zënë në Nju Jork. Së shpejt do të marrim vendime shumë të rëndësishme”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter, transmeton lajmi.net.

Trump i ka përpara edhe 70 ditë deri në formimin e kabinetit të tij, që do t’i ketë 15 anëtarë.

Emrat që më së shumti po përmenden si pjesë e kabinetit të tij janë Guvernatori i Nju Xhersit, Krist Kristi dhe ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani. Këto dy po përmenden si kandidat potencial për Kryeprokuror dhe sekretar të Drejtësisë. /Lajmi.net/