Trump: Nuk ka njeri më abuziv me femrat sesa Bill Clinton

Donald Trump është mbrojtur ndaj akuzave për “kontakte fizike me femrat”, që erdhën pasi u publikua një regjistrim i vitit 2005, ku ai mburrej për “mbushjet e duarve”. Gjatë debatit presidencial me Hillary Clinton, kandidati republikan mohoi të ketë ngacmuar ndonjëherë seksualisht femrat dhe e drejtoi sulmin ndaj ish-Presidentit Bill Clinton.

Bota

10/10/2016 09:52

“Nuk ka pasur kurrë një njeri në historinë e politikës që të ketë qenë më abuziv me femrat sesa Bill Clinton”, tha Trump.

Hillary Clinton nuk pranoi t’i përgjigjej këtij komenti mbi burrin e saj. Nga ana tjetër, ajo tha se fakti që republikanët po e braktisin një e nga një, tregon se çfarë njeriu është Trump.

“Me kandidatët e mëparshëm republikanë nuk kam qenë dakord, por kurrë nuk e kam vënë në dyshim qëllimin e tyre për t’i shërbyer vendit. Mendoj se është e qartë për këdo që e ka dëgjuar se videoja tregon qartë se çfarë njeriu është Trump”, tha Hillary Clinton.