Trump nuk e përjashton mundësinë e konfliktit me Korenë e Veriut

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka thënë se ka shansa të mëdha për një konflikt me Korenë e Veriut.

Bota

28/04/2017 19:49

Trump ka thënë për Reuters se ai donte t’i jepte fund krizës në mënyrë paqësore, por që nuk e ka përjashtuar edhe ndërhyrjen ushtrake, transmeton lajmi.net

“Nuk përjashtohet konflikti. Gjërat duhet të zgjidhen nëpërmjet kanaleve diplomatike por ajoë shtë shumë e vështirë”, ka thënë Trump, duke e quajtur Korenë e Veriut si sfidë të madhe globale.

Kurse ministria e jashtme e Kinës, me një deklaratë ka bërë të ditur se ka pasur mundësi që situata të dal jashtë kontrollit. /Lajmi.net/