Trump nuk e përjashton intervenimin ushtarak në Venezuelë – Lajmi.net
Trump nuk e përjashton intervenimin ushtarak në Venezuelë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 14:05, 12 August 2017
Pas një jave të retorikës së ashpër në shkëmbimet me Korenë Veriore, dje presidenti amerikan, Donald Trump, ka hyrë në një luftë fjalësh me Venezuelën, duke thënë se nuk e ka përjashtuar intervenimin ushtarak atje.

Trump tha se “mund të vazhdoj” me një “opsion ushtarak” në konfrontim me qeverinë gjithnjë e më autoritare të Venezuelës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i mbrojtjes i Venezuelës, duke e akuzuar Trumpin për një “akt çmendurie”.

Ky shkëmbim i ashpërsimit të retorikës filloi kur gazetarët e pyetën zotin Trump, i cili është në pushim në pushimoren e tij të golfit në Bedminister të Nju Xherzit, për Venezuelën, e cila është përfshirë nga trazirat tash e disa muaj, pasi presidenti i këtij vendi, Nicolas Maduro, ka mbajtur zgjedhje të kontestuara me të cilat është instaluar një legjislacion i ri, që e mbështet presidencën e tij.

“Ne nuk flasim për këtë, por një opsion ushtarak, është sigurisht diçka që ne mund të ndërmarrim”, tha presidenti Trump dhe ka shtuar se “Venezuela është në rrëmujë dhe kjo është shumë e rrezikshme”.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble