Trump: Një Evropë e fortë është shumë e rëndësishme për SHBA-në

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se dëshiron një Evropë të fortë, duke shtuar se kjo është e rëndësishme për të si president, dhe për Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters, transmeton lajmi.net.

Bota

21/04/2017 12:29

“Po. Një Evropë e fortë është shumë e rëndësishme për mua si president amerikan, si dhe për SHBA. Ne duam të shohim atë të fortë, do ta ndihmojmë të jetë e fortë, sepse kjo është në interesin e të gjithëve”, tha Trump”. /Lajmi.net/