Trump në Twitter: Kim Jong është budallë, le të bëhet gati

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka vazhduar me luftën e ashpër verbale me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe e ka quajtur “budallë” në Twitter.

Bota

22/09/2017 13:19

Presidenti amerikan ka theksuar se Kim “sigurisht është budallë”, të cilit nuk i pengon ta lërë të uritur ose ta vras popullin e tij.

“Tash do të vendoset para testit me të cilin deri me tash nuk është përballur”, ka shtuar Trump, transmeton lajmi.net.

Më herët, lideri koreanojugor ka thënë se presidenti amerikan “është vetëm një plak me probleme mentale” dhe se “do ta paguaj shtrenjtë” kërcënimin që po ia bënë Pjong-jangut.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Trump të premten deklaroi se SHBA-të “do ta shkatërrojnë Korenë Veriore nëse është e nevojshme ta mbroj vetën dhe aleatet e saj”. /Lajmi.net/