Trump “ndëshkon” Kinën me 50 miliardë dollarë në tarifa

Shtetet e Bashkuara planifikojnë ta "ndëshkojnë" Kinën me 50 miliardë dollarë në tarifa për mallrat e këtij shteti si dhe të kufizojnë investimet e Kinës në SHBA, si përgjigje ndaj atyre që supozohet të kenë qenë vite të vjedhjes së pronës intelektuale, transmeton BBC.

Bota

22/03/2018 19:06

Shtëpia e Bardhë ka thënë se hapat janë të nevojshëm për luftuar konkurencën e padrejtë të Kinës.

Po ashtu është thënë se këto masa vijnë pas shumë viteve bisedime të cilat nuk kanë rezultuar me sukses.

Kina në anën tjetër ka thënë se është e gatshme për t’u hakmarrë me “masa të nevojshme”.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai është shikuar për kushte tregtare “reciproke” për kompanitë amerikane.

“Ne kemi folur me Kinën dhe tani jemi në mesin e një raundi të gjerë negociatash”, ka thënë Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa ka nënshkruar një memorandum lidhur me aktivitetet në këtë drejtim.

“Do të shohim se ku do të na dërgojë”.

Tarifat vijnë pas një hetimi të politikave kineze për të cilin ka dhënë urdhër presidenti Trump në muajin gusht.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se të dhënat kanë rezultuar me një varg të praktikave “të padrejta”.

Në këtë raport po ashtu ka pasur të dhëna se Kina ka vënë kushte të padrejta drejt kompanive amerikane, si dhe elemente të mbështetjes së sulmeve kibernetike.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka përgatitur një listë prej më shumë se 1,000 produkteve të cilat mund të shënjestrohen nga tarifat.

Bizneset do të kenë mundësi të komentojnë para se lista finale të fillojë zbatimin.