Trump, mund të udhëtoj vetëm 30 minuta me veturë! A e dini pse?!

Në fund të këtij muaji pritët që të prezantohet vetura me të cilën do të lëvizë Presidenti i Shtetëve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Auto & Tek

01/03/2017 20:24

Limuzina e përgatitur enkas për lëvizjet shumë të sigurta të kreut amerikan “Cadillac” në bazë të kërkesave të bëra nga shërbimet inteligjente amerikane.

Në brendësi do të jetë një “minispital”, ku nuk do të mungojë asgjë, përfshirë edhe një qese gjaku në rast nevoje për presidentin.

Ajo gjithashtu do të ketë sisteme të përditësuara komunikimi dhe sistem mbrojtës kundër sulmeve me armë kimike apo biologjike.

E gjithë kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq.

Për udhëtime mbi 30 minuta shfrytëzohen helikopterët “Marine One”.