Trump mund të jetë përgjegjës për vdekjen e 16 milionë njerëzve, do i lë pa bukë e pa ujë (Video)

Kriza humanitare më e madhja në 70 vitet e fundit e cila mund të çojë në vdekjen e 16 milionë njerëzve nga uria në muajt e ardhëm, nëse Kongresi i SHBA-së miraton heqjen e buxhetit humanitarë.

Bota

28/03/2017 20:44

Pasojat nga kjo mund të kenë ndikim të madh në rritjen e mortalitetit, valës së re të emigrantëve dhe rritjen e mundshme për mbështetësit e grupeve ekstreme islamiste, paralajmërojnë ekspertët.

Krizë humanitare u shpall në Nigeri, Somali dhe Sudanin Jugor kjo pasi presidenti amerikan Donald Trump, propozoi që SHBA të tërhiqet nga pozita e donatorëve më të mëdhenj për ndihma humanitare në botë, transmeton lajmi.net.

Nëse Kongresi miraton reduktimin e buxheteve humanitare, atëherë kjo do të kontribuoj në krizën më të madhe në 70 vitet e fundit paralajmërojnë ekspertët.

Sipas analistëve, heqja e buxhetit për ndihmën humanitare në këtë kohë do të çojë në probleme më të mëdha, veçanërisht duke e pasur parasysh rolin motivues të SHBA-ve, si donatori më i madh afrikan.

Vlerësimet thotë se, në përpjekje për të shpëtuat nga vdekja, do të ketë migrim nga Afrika në Evropë, e cila do të jetë një arsye shtesë për shqetësim, shkruan Associated Press. /Lajmi.net/

YouTube player