Trump merr përkrahje nga Koreja e Veriut

Media shtetërore e Koresë Veriore i ka bërë lëvdata kandidatit republikan për president të ShBA-së, Donald Trumpit, duke e përshkruar atë si një politikan të mençur dhe kandidat largpamës, i cili do të mund të ndihmonte në bashkimin e gadishullit korean.

Bota

31/05/2016 17:54

The Guardian shkruan se një editorial i “DPRK Today”, një medium zyrtar, e mirëpriti propozimin e Trumpit për të mbajtur bisedime të drejtpërdrejta me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, duke thënë se Trump do të mund të ndihmonte në prurjen e politikës së Pyongyang “Janki shko në shtëpi”, transmeton Gazeta Express.

Han Yong-mook, i cili e përshkroi veten si studiues kinez i Koresë Veriore, shkroi: “Ekzistojnë shumë aspekte pozitive për ‘politikat nxitëse’ të Trumpit”.

Por, analistët thonë se edhe pse editoriali nuk është edhe zyrtarisht nga Pyongyang, është e sigurt se pasqyron mendimin brenda regjimit.

Shkrimi i ka bërë thirrje Seulit që të mos i rris shpenzimet e mbrojtjes në mënyrë që të nxis tërheqjen e ShBA-së, si dhe u bëri thirrje votuesve amerikanë që të mos e zgjedhin kandidaten demokrate, Hillary Clinton.

“Presidenti për të cilin qytetarët amerikanë duhet patjetër të votojnë nuk është e mërzitshmja Hillary – e cila ka pohuar se ka adaptuar modelin iranian për të zgjidhur çështjet bërthamore në gadishullin korean – por për Trumpin, i cili foli për mbajtjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Korenë Veriore”.