Trump – Merkelit: Të dy jemi përgjuar nën Obaman

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ngritur edhe një herë zërat se ka qenë i përgjuar derisa shtetin e ka drejtuar Barack Obama.

Bota

18/03/2017 08:17

Gjatë vizitës që ka pasur të premten me kancelaren gjermane, Anglea Merkel, Trump i ka thënë asaj se: “Kemi së paku diçka të përbashkët, ndoshta”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Agjencitë amerikane të inteligjencës raportohet se nën drejtimin e Obama kanë monitoruar telefonin e Merkel, duke shkaktuar kështu përgjigje të ashpra.

Por që liderët kongresmenë, Republikanë dhe Demokratikë kanë thënë se nuk besojnë që Trump ka qenë nën përgjime.

Në takimin mes Trump dhe Merkel janë diskutuar çështje me rëndësi, përfshirë NATO dhe tregtinë.