Trump me të mbijetuarit në Las Vegas, shmang debatin për armët

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Las Vegas për të ngushëlluar të mbijetuarit e masakrës më vdekjeprurëse në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.

Bota

04/10/2017 23:48

Trump dhe zonja e parë Melania janë takuar me disa prej të mbijetuarve të ngjarjes dhe me skuadrat e emergjencave në qendrën e traumave të Las Vegasit.

Vrasja e 58 personave dhe plagosja e mbi 500 të tjerëve përbën humbjen më të rëndë të jetëve në Amerikë që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Megjithatë, gjatë vizitës së tij, Trump ka shmangur diskutimet mbi çështjen e kontrollit të armëve, përcjell TCh.

“Nuk do të flasim sot për këtë”, i ka thënë ai një gazetari në Qendrën Mjekësore Universitare në South Nevada. “Nuk do të flasim”, ka theksuar presidenti.