Trump: Mbrojtja e Evropës nga NATO, po i kushton SHBA-së

Njëri nga kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka goditur sërish me një deklaratë.

Bota

22/03/2016 11:35

Ai ka thënë se SHBA-ja duhet të bëjë një ulje të konsiderueshme të përfshirjes në aktivitetet e NATO-së, transmeton lajmi.net

“Ne sigurisht nuk mund ta përballojmë më këtë. NATO po na kushton një pasuri”, ka deklaruar Trump.

“Jemi duke mbrojtur Evropën me NATO-në dhe po shpenzojmë shumë të holla”, ka shtuar ai. /lajmi.net