Trump maskohet si vetja (Foto)

Trump ka hyrë në një festë me maska të organizuar nga familja Mercer, një nga donatorët e të tij më të mëdhenj, por nuk pranoi të vishte diçka që ishte në përputhje me temën duke u “maskuar” si vetë ai.

Bota

04/12/2016 10:14

Festa e mbajtur në shtëpinë e donatorëve të tij në Shën Jakob, Nju Jork quhej “Djaj dhe Heroj”, por Presidenti i zgjedhur u paraqit si zakonisht, i veshur me kostum dhe kollare.

Rojet e tij të sigurisë megjithatë, ishin veshur si engjëj, shkruan “Reuters”.

Trump hyri në shtëpi dhe u fotografua nga gazetarët, të cilët nuk u lejuan brenda, por kur u pyet se si kush ishte maskuar tha thjesht: “si unë” duke drejtuar gishtin nga vetja.

Trump foli shkurtimisht në festë duke falënderuar familjen Mercer, sipas një ekipit të tij për shtyp, dhe ka qëndruar vetëm dy orë.