Trump: Kush e djeg flamurin amerikan, dënohet me burg ose heqje të shtetësisë

Donald Trump ka sugjeruar se amerikanët që djegin flamurin duhet të përballen me "pasoja" të tilla si një vit burg ose heqja e  shtetësisë.

Bota

29/11/2016 14:20

Presidenti i zgjedhur ka shkruar një postim të zemëruar pas lajmeve të CNN-it 24 orët e fundit mbi thirrjet për rinumërimin e votave  pas fitores së tij në zgjedhjet e përgjithshme.

Të martën, ai e ktheu vëmendjen për raportet e protestuesve që kanë djegur flamurin amerikan duke shkruar në Tëitter: “Askush nuk duhet të lejohet të djegë flamurin amerikan, në qoftë se dikush e bën, duhet të përballet me pasoja, ndoshta humbja e shtetësisë apo nje vit në burg!”

Në 2005-ën rivalja Hillary Clinton  dhe zoti Trump mbështetën një ligj që gjobiste këdo që digjte flamurin amerikan me 100,000 dollarë duke e konsideruar madje edhe si vepër penale të dënueshme me një vit burg. 

Image