Trump kundër propozimit të Macronit për armatë evropiane

Donald Trump e cilëson si “shumë poshtërues” propozimin e Emanuel Macronit që Evropa duhet të krijojë armatën e saj.

Bota

10/11/2018 11:37

Presidenti amerikan Donald Trump e cilëson si “shumë poshtërues” propozimin e Emanuel Macronit që Evropa duhet të krijojë armatën e saj që të mbrohet nga SHBA-ja, Kina dhe Rusia.

“Kjo është shumë poshtëruese, por ndoshta Evropa duhet së pari ta paguajë pjesën e saj në NATO të cilën SHBA-ja në masë të madhe e subvencionon”, shkroi Trump në Tuiter pas ardhjes në Francë ku duhet të takohet me kolegun e tij francez gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Makron të martën deklaroi se Evropës i nevojitet “armatë e vërtetë” që të varet më pak nga SHBA-ja kur bëhet fjalë për mbrojtjen.

“Duhet të mbrohemi nga Kina, Rusia por edhe nga SHBA-ja”, deklaroi Makron për mediat franceze.