Trump “kërcënon” se do t’i vë veto ligjit të shpenzimeve
Presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump, kërcënoi se do t’i vë veto ligjit të shprenzimeve, prej 1.3 trilion dollarësh, të miratuar nga Kongresi.
Bota
Ky është një paralajmërim i papritur, i cili mund të çojë në mbylljen e Qeverisë amerikane.
Në një postim në Twitter, Trump tha se po “konsideron” t’i vë veto ligjit. Ai e ka kritikuar atë për mosfinancimin e plotë të propozimit të tij për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën.
Trump po ashtu ka thënë se ai nuk e adreson çështjen e imigrantëve që kanë hyrë në SHBA ilegalisht, derisa kanë qenë fëmijë.
Trump ka thënë se muri është shumë i nevojshëm për mbrojtjen e vendit.
Ligji, i cili përfshin rritje të shpenzimeve në ushtri, është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve më 22 mars dhe nga Senati në orët e para të ditës së sotme