Trump Jr. publikon “e-mail”-et: Infot, pjesë e mbështetjes nga Kremlini (Foto)

Djali më i madh i presidentit Trump, Donald Jr. publikoi këtë të martë disa “e-mail”-e që i referohen një prej prokurorëve më të lartë të qeverisë ruse, si ofertuesi ndaj drejtuesve të fushatës së Trumpit i informacioneve shkatërruese në lidhje me rivalen demokrate, Hillary Clinton.

Bota

11/07/2017 19:35

“Prokurori i Kurorës së Rusisë ofroi t’i jepte fushatës së Trumpit disa dokumente zyrtare dhe informacione që do të mund ta inkriminojnë Hillary Clintonin dhe marrëveshjet e saj me Rusinë, e që mund të jenë tejet të dobishme për babain tuaj”, thuhet në “e-mail”-in e 3 qershorit të vitit 2016 drejtuar Donald Trump Jr. nga publicisti Rob Goldstone.

“Ky është me siguri një informacion i niveleve të larta dhe tejet sensitiv, por është pjesë e Rusisë dhe mbështetjes së qeverisë së saj për zotin Trump”, thuhet më tej në “e-mail”-in e publikuar nga Trump Jr. në rrjetin social “Twitter”.

tra1 tra2 tra3