Trump ishte afër këtij klubi të futbollit (FOTO)

Donald Trump në të kaluarën ka qenë i përmendur si pronar i mundshëm i klubit argjentinas, San Lorenzo.

Sport

09/11/2016 13:05

Donald Trump është president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, jo të gjithë e dinë se më 2015, ai ishte afër blerjes së klubit argjentinas të futbollit, San Lorenzo, përcjell “Lajmi.net”.

Megjithatë, pas dështimit të marrëveshjes, Trump kishte mohuar interesimin për klubin në fjalë.

“Lajmi se jam i interesuar për të blerë një klub të futbollit nuk është i vërtetë”, kishte shkruar ai në Twitter.

“Nuk kam folur kurrë për atë klub dhe nuk synoj ta blej”, theksoi Trump.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.