Trump i vendosur për “armatosjen e mësuesve”

Trump, i cili u takua me zyrtarët lokalë në Shtëpinë e Bardhë, në një deklaratë theksoi se siguria e shkollave dhe studentëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër

Bota

23/02/2018 13:24

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se në mesin e masave që mund të ndërmerren për të parandaluar sulmet masive të armatosura në vend u kanë dhënë përparësi masave rreth “rritjes së moshës për blerjen e armëve”, “dhënia e armëve për mësuesit” dhe “kontrolle më të rrepta të sigurisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Trump, i cili u takua me zyrtarët lokalë në Shtëpinë e Bardhë, në një deklaratë për gazetarët theksoi se siguria e shkollave dhe studentëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

Duke kujtuar se mund të aplikojnë kontrolle më të rrepta të sigurisë për blerjet e armëve, Trump sinjalizoi se mund të ndalohen aparatet që shërbejnë për përdorimin e armëve gjysmë automatike në përdorimin e tyre plotësisht automatike.

Gjithashtu në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter para takimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump vuri theksin në masat e sigurisë për të luftuar sulmet masive të armatosura në vend.

– Mësues “ekspertë në çështjen e armëve”

“Një shkollë e pastruar nga armët, është si një magnet për njerëzit e këqinj. Nuk kam thënë kurrë për t’iu dhënë armë mësuesve. Ajo që unë kam thënë ishte që të mundësohet mbajtja e armës së fshehtë për mësuesit që janë ekspertë në përdorimin e armëve ose që kanë marrë trajnim special apo ushtarak”, është shprehur Trump në lidhje me çështjen e mësuesve “ekspertë në çështjen e armëve”.

Ai tha më tej se “Mbërritja në vendin e ngjarjes e ekipeve të policisë dhe ndihmës së shpejtë për një sulm të armatosur ndaj në shkolle zgjat mesatarisht 3 deri në 8 minuta. Mësuesit dhe arsimtarët që janë mirë të trajnuar, ekspertë në çështjen e armëve mund të kishin zgjidhur problemin para se policia të mbërrinte. Një pengesë e madhe”.

Gjithashtu Trump ka theksuar se do të tregojnë përpjekje për rritjen e moshës në 21 vjeç për blerjen e armëve, ndalimin aparateve që shërbejnë për përdorimin e armëve gjysmë automatike në përdorimin e tyre plotësisht automatike dhe kontrolle më të rrepta të sigurisë në blerjen e armëve.