Trump i shkruan letër të re Vuçiqit, i kërkon ta njohë Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

15/02/2019 12:56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dërguar urimet e tij për Ditën e Republikës së Serbisë, nëpërmjet një letre tek presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Në të, përveç urimeve, Trump ka kërkuar nga Vuçiq që sa më parë të arrihet një marrëveshje me Kosovën që sipas tij duhet të jetë me njohje të ndërsjella.

Urimi i Trumpit dërguar Vuçiqit: 

I nderuar zotëri president,

Në emrin e popullit amerikan, kam kënaqësinë që të ju dërgoj urimet e sinqerta me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë.

Këtë vit në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritetit tonë të jetë i përkushtuar për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura në mbështetje e përkushtimit tuaj në thellimin e bashkëpunimit regjional, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.

Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që mund të dy palët ta mbajnë, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje historike me njohje në tërësinë e saj, do ndërtonte rrugën e qëllimit të integrimeve euro atlantike dhe rritjen ekonomike të Serbisë thuhet ne urimin e Trumpit. /Lajmi.net/