Trump i izoluar në ditën e parë të samitit të G7

Ndasitë mes Trump dhe liderëve të tjerë të G7 ka qenë mjaft e dukshme në ditën e parë të samitit.

Bota

09/06/2018 08:09

Lideri amerikan bëri një thirrje surprizë që Rusia të pranohet sërish në grupin e vendeve të industrializuara, pas dëbimit të saj pas aneksimit të Krimesë.

Por kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendet anëtare të BE që janë në samitin në Kanada janë kundër kësaj ideje.

Gjatë seancës së sotme ka vijuar dhe frika për tarifat tregtare të Trump. Pasi u takua me presidentin francez macron, Trump tha se bëri një test të vogël kur vjen puna te tregtia, po shton se po punon për të.