Trump i bindur se do ta ndalë urrejtjen ndaj hebrenjëve në Amerikë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka kritikuar ashpër antisemitizmin në Amerikë gjatë një interviste të martën.

Bota

21/02/2017 16:53

Ai reagoi pas disa kërcënimeve ndaj qendrave të komunitetit hebre në gjithë vendin, trasmeton lajmi.net

“Duhet të ju them se antisemiztimi është i tmerrshëm. Kjo është e dhimbshme për Amerikën. Ky problem duhet të ndalet, dhe do të ndalet”, ka thënë  Trump për NBC.

Antisemitizmi është urrejtja apo diskriminimi ndaj hebrenjve, dhe personat që e ndjellin këtë urrejtje quhen ‘antisemitë’. /Lajmi.net/