Trump “godet” regjimin saudit për vrasjen e gazetarit Khashoggi – Lajmi.net
Trump “godet” regjimin saudit për vrasjen e gazetarit Khashoggi
Autori: Lajmi.net Bota 23:53, 23 October 2018
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Ameriksë, Donald Trump, ka thënë të martën se versioni i Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi përbën “mashtrimin më të keq ndonjëherë”.

“Ata dolën me një koncept origjinal shumë të keq”, u ka thënë i pari i Amerikës, gazetarëve në Zyrën Ovale, në Shtëpinë e Bardhë.

“Dikush e ka katranosur punën vërtet”, është shprehur Trump më tej.

“Kushdo që e ka menduar atë ide është në telashe të mëdha, mendoj unë, dhe duhet ta ketë punën pisk”, ka shtuar presidenti i Amerikës.

Trump ka thënë se do ta rezervojë vlerësimin e tij përfundimtar rreth asaj se kush është përgjegjës për vrasjen e Khashoggit, derisa zyrtarët amerikanë, përfshirë drejtoreshën e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Gina Haspel, të kthehen nga Turqia në ditët e ardhshme.

Khashoggi, kritik i regjimit saudit, ka vdekur më 2 tetor në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Arabia Saudite ka thënë se ai u vra gjatë një grindjeje në konsullatë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO