Trump flet për zgjedhjet në Francë

Presidenti i Amerikës, gjatë gjithë kohës ka ndjekur me vëmendje zhvillimet për zgjedhjet presidenciale në Francë.

Bota

23/04/2017 16:12

 

Kur aktualisht në shtetin francez po votohet, Trump ka bërë një postim në tëitter, transmeton lajmi.net

“Zgjedhje shumë interesante aktualisht po zhvillohen në Francë”, ka shkruar Trump.

Sa i përket kandidatëve, presidenti amerikan ka deklaruar se sulmet e fundit në shtetin e Francës, do t’i japin përparësi Marine Le Pen që të fitojë në këto zgjedhje.

Kurse sipas sondazheve, një avantazh të lehtë e ka Emmanuel Macron. /Lajmi.net/