Trump fiton betejën ligjore kundër yllit pornografik, Stormy Daniels

Gjykata federale hedh poshtë padinë e shpifjes së Stormy Daniels kundër Trump.

ShowBiz

16/10/2018 09:40

Gjykata federale ka hedhur poshtë padinë e Stormy Daniels, aktore e filmave për të rritur, kundër presidentit Donald Trump, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Daniels paditi Trump pasi ai tha se aktorja e kishte shpikur ngjarjen që kishte kryer marrëdhënie seksuale me presidentin Trump.

Trump i kishte kërkuar gjykatësit James Otero të mbyllte padinë me arsyetimin se është shpifje, andaj gjykata u pajtua me argumentimin e tij.

Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, thotë se ajo dhe Trump kishin një lidhje në vitin 2006, pasi u martua me zonjën e parë Melania Trump dhe ajo lindi djalin e tyre Barron.

Presidenti ka mohuar të ketë pasur një lidhje me Daniels, ndërsa avokati i tij ka konfirmuar se Trump fitoi padinë dhe se aktorja detyrohet t’i paguajë tarifat ligjore. /Lajmi.net/