Trump emëron drejtorin për komunikime, Spicer dorëhiqet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka emëruar Anthony Scaramuccin, në pozitën e drejtorit për Komunikime në Shtëpinë e Bardhë, kanë njoftuar zyrtarë të administratës.

Bota

21/07/2017 19:36

 

Mediat amerikane po raportojnë se, zëdhënësi i SHBA-së, Sean Spicer, ka dhënë dorëheqje, në përgjigje të vendimit të Trumpit.

Scaramucci pritet të fillojë detyrën në Shtëpinë e Bardhë, gjatë muajit gusht.

Më herët në këtë pozitë ka qenë, Michael Dubke, i cili ka dhënë dorëheqje në muajin maj.

Nga ajo kohë, Sean Spicer i ka mbajtur dy pozitat, si zëdhënës dhe si drejtor i Komunikimeve.

Scaramucci është republikan, themelues i kompanisë, Skybridge Capital dhe njihet si mbështetës i fuqishëm i Trumpit.

Gazeta New York Times, ka raportuar se Spicer nuk është pajtuar me emërimin e Scaramuccit në këtë pozitë, i cili ka pak përvojë politike.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për dorëheqjen e Spicerit, mirëpo agjencia e lajmeve Reuters, e ka cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se lajmi do të bëhet i ditur përmes një deklarate.