Trump e quan raciste Clintonin

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi “raciste” rivalen demokrate, Hillary Clinton.

Bota

25/08/2016 20:25

Duke folur në një tubim në Misisipi, ai tha se kundërshtarja e tij “i sheh njerëzit me ngjyrë vetëm si vota dhe jo si qenie njerëzore që meritojnë të kenë një të ardhme më të mirë”.

Trump tha se Clinton dhe Partia Demokratike kanë përfituar nga komuniteti afrikano-amerikan.

Clinton u përgjigj, duke thënë se Trump po udhëheq “lëvizje të urrejtjes”.

Në ditët e fundit, Trump ka bërë përpjekje të ndryshojë mendjen e komunitetit afrikano-amerikan, i cili e mbështet fare pak.

Sipas sondazheve aktuale, vetëm 2 përqind e votuesve afrikano-amerikanë thonë se do të votojnë për Trumpin, biznesmen miliarder.