Trump: Do të bëjë gjithçka për paqe mes Izraelit dhe Palestinës

Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do të bëjë gjithçka që nevojitet në një ndërmjetësim për paqe ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Bota

04/05/2017 08:58

Shefi i shtetit amerikan këtë e ka thënë në një takim me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Shtëpinë e Bardhë megjithëse nuk ka saktësuar se si synon të rikthejë bisedimet ndërmjet dy palëve.

“Do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme … Unë do të ndërmjetësoj dhe do të kemi sukses në këtë,” i tha Trump Abbasit, raporton Rojters, përcjellë Klan Kosova.