Trump do ta vizitojë Kinën

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson e ka njoftuar presidentin kinez, Xi Jinping se kreu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do ta vizitojë Kinën.

Bota

19/03/2017 14:11

Tillerson këtë e bëri të ditur në takim me udhëheqësin kinez në Pekin, në fund të turneut të tij në lindje të Azisë.

Kurse, presidenti kinez ka thënë marrëdhëniet  e vlerëson lartë qëndrimin e sekretarit amerikan se marrëdhëniet në mes dy fuqive ekonomike botërore mund të jenë vetëm miqësore.

“Ju thatë se marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të jenë vetëm miqësore dhe unë e vlerësoj këtë”, ka thënë Xi. /Lajmi.net/