Trump dënon “gjuetinë e shtrigave” pas emërimit të këshilltarit të posaçëm – Lajmi.net
Trump dënon “gjuetinë e shtrigave” pas emërimit të këshilltarit të posaçëm
Autori: Lajmi.net BotaLajme 16:29, 18 May 2017
Donald Trump
Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter se është duke u përballur me “gjuetinë më të madhe të shtrigave ndaj një poltikani” në historinë e SHBA-së.

Komenti i Trumpit vjen një ditë pasi Departamenti amerikan i Drejtësisë, ka emëruar një këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimet për bashkëpunimin e dyshuar në mes të bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe Rusisë, gjatë fushatës më 2016.

Trump po ashtu ka shkruar në Twitter se “asnjëherë nuk është emëruar këshilltar i posaçëm”, për të hetuar, për atë që ai pretendoi se ishin “akte ilegale” të kryera nga fushata e kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton dhe nga administrata e presidentit Barack Obama.

Por Trump nuk ka ofruar asnjë detaj për këto pretendime.

Fjalët kyçe: Gjuetia e shtrigave, Trump

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble
  • Play World Soccer Champion
  • Play Berry Rush