Trump i “dashuruar” në sportisten serbe (FOTO)

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka një simpati të madhe për tenisten serbe Ana Ivanovic.

Sport

11/11/2016 12:19

Ana Ivanovic është femra më e bukur që ka parë ndonjëherë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kjo në fakt ishte deklarata e tij pas takimit të parë me tenisten serve.

“Është femra më e bukur që kam parë në jetën time. Thjesht, më e bukura”, kishte deklaruar Trump, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, edhe Ivanovic ishte e lumtur me takimin e saj me Trumpin.

“Takim me shefin, Donald Trump”, kishte shkruar ajo në fotografinë e publikuar kohë më parë në Twitter.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.