Trump bisedon me aleatët: Gati nëse Koreja e Veriut bën ndonjë çmenduri

Pas bërjes publike të letrës dërguar liderit të Koresë së Veriut për anulimin e takimit të programuar më 12 qershor në Singapor, Donald Trump ka deklaruar seSHBA dhe aleatët janë gati për çdo lloj reagimi nga shteti aziatik.

Bota

24/05/2018 19:03

Trump ka bërë me dije se ka biseduar me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis dhe vendet aleate, dhe se ata janë gati nëse Koreja e Veriut ndërmerr ndonjë hap të çmendur.

“Shpresojmë se gjera pozitive do të ndodhin, në respekt të së ardhmes së Koresë së Veriut”, ka deklaruar Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke theksuar se “Nëse kjo nuk ndodh, ne jemi më të përgatitur se kurrë”.