Trump bënë ndryshimin e madh: David Petraeus para Rudy Giulianit si sekretar i jashtëm?

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të takohet me gjeneralin në pension David Petraeus, i cili konsiderohet si kandidat për sekretar të shtetit.

Bota

28/11/2016 16:57

Petraeus, ish-kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), sugjeroi javën e kaluar që Trumpi të pranojë ofertën për të shërbyer në administratën e tij.

Petraeus, një gjeneral në pension i Amerikës, u pyet gjatë një interviste në radio stacionin britanik BBC nëse do të ishte dakord të ishte në administron e Trump, ai u përgjigj:

“E vetmja përgjigje mund të jetë ‘po, zoti President”, tha Petraeus.

“Ëall Street Journal” ka raportuar më parë se Petraeus, i cili dha dorëheqjen 2012 vjet pasi u zbulua se ai kishte aferë jashtëmartesore, mund të jetë një kandidat i mundshëm për ministër të mbrojtjes.

Si kandidat për Sekretar të Shtetit përmendi dhe ish kryebashkiaku e Nju Jorkut, Rudy Giuliani.