Trump: Asnjë politikan nuk është trajtuar më së keq se unë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mendon se nuk ka asnjë politikan në histori që është trajtuar më keq se ai.

Bota

17/05/2017 23:35

Ai i këshilloi kadetët e “Coast Guard” që të luftojnë gjithmonë edhe pse do të gjejnë gjëra që nuk janë gjithmonë fer dhe gjëra që iu ndodhin e që nuk i meritojnë.

“Kurrë mos u dorëzoni! Gjërat do të rezultojnë mirë. Shikoni se si po trajtohem së fundi, veçanërisht nga mediat. Asnjë politikan në histori nuk është trajtuar më keq apo më jo fer. Por nuk mund t’i lini kritikët dhe pesimistët që t’i ndalin ëndrrat tuaja”, është shprehur Trump.