Trump arrin në Itali, nesër takohet me Papa Françeskun

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka arritur në Itali të martën kurse gjatë ditëve në vijim pritet të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Italisë.

Bota

23/05/2017 20:46

Ai do të takohet edhe me Papa Françeskun të mërkurën, pasi që të dy debatuan në largësi për emigracionin, terrorizmin dhe islamin, transmeton lajmi.net

Trump dhe gruaja e tij Melania, u pritën nga ministri i jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Presidenti amerikan ka filluar turneun e tij të vizitave në Lindjen e Mesme, Evropë dhe Arabi.

Veç Papës, Trump do të takohet me presidentin e Italisë Sergio Mattarrella dhe kryeministrin Paolo Gentiloni. /Lajmi.net/