Trump anulon pjesëmarrjen në Forumin e Davosit – Lajmi.net
Trump anulon pjesëmarrjen në Forumin e Davosit
Autori: Lajmi.net BotaLajme 8:31, 11 January 2019
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që mbahet në fund të muajit janar.

Ende mbetet e paqartë nëse mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane do të përfundojë deri më 22 janar, kohë kjo kur mbahet Forumi, shkruan rel. Presidenti Trump dhe demokratët janë në mosmarrëveshje të thellë sa i përket ndërtimit të murit me Meksikën.

“Për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve për sigurinë e kufirit dhe rëndësisë së madhe të sigurisë për kombin, unë me respekt po e anulojë udhëtimin shumë të rëndësishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës” ka shkruar Trump në Twitter.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO