Trump: Amerika e përkushtuar për paqen në Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Amerika “është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Evropën qendrore”.

Bota

06/07/2017 11:30

Duke folur në Varshavë, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin polak, Andrzej Duda, Trump tha se SHBA po punon me Poloninë për t’iu përgjigur “veprimeve të Rusisë dhe sjelljes së saj destabilizuese”.

“Aleanca jonë e fuqishme me NATO-n dhe Poloninë mbetet kyçe për të penguar konfliktet dhe për të sigurar se lufta midis fuqive të mëdha nuk do ta shkatërrojë më kurrë Evropën”, tha Trump.

Në Varshavë, Trump do të takojë liderët e Evropës qendrore dhe lindore, ndërsa do të mbajë edhe një fjalim nga sheshi Krasinksi.

Më vonë, Trump do të udhëtojë drejt Hamburgut, ku, të premten, do të marrë pjesë në Samitin e G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Në margjina të këtij samiti, Trump do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.