Trump: Amerika e Koreja e Veriut po zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta “në nivele të larta”

Bisedime të drejtpërdrejta në nivele shumë të larta janë zhvilluar tashmë me Phenianin, njoftoi sot presidenti amerikan, Donald Trump, pasi deklaroi se takimi i tij historik me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un do të zhvillohet në fillim të qershorit.

Bota

18/04/2018 00:00

“Diskutimi mes dy krerëve është një mundësi e vërtetë për të zgjidhur një problem botëror”, shtoi presidenti amerikan nga Florida, ku kishte ftuar kryeministrin japonez, Shinzo Abe.

“Pesë vende po studiohen për takimin historik të parashikuar me drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un, që do të zhvillohet në fillim të qershorit ose më parë”, theksoi Donald Trump, përcjell Atsh.

Presidenti amerikan, Donald Trump priti sot në Florida kryeministrin japonez, Shinzo Abe për të folur për drejtuesin koreano-verior, Kim Jong Un, me të cilin do të takohet pas disa javëve në një samit historik.